Lady Gaga do t'i rikthehet skenës

Duket se Lady Gaga është kthyer sërish në formë. Mediat amerikane shkruajnë se adhuruesit e Lady Gagas do të rikthehet për të kënduar “live” në koncertin e Beyonce në New York, i parashikuar këtë verë.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo do të jetë paraqitja e parë e këngëtares në një koncert pas operacionit të saj në ije në shkurt të këtij viti.
Pas operacionit këngëtarja ka disa muaj që rri në karrocën e florinjtë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Emma.
Tre muaj më parë, Gaga u detyrua të anulojë të gjitha koncertet e turneut të saj “Born The Way Ball”, pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje të kockave./Indeksonline/