Lady Gaga, pas koncerteve të shumta, më në fund ka vendosur që ti kushtojë pak kohë vetes. Këngëtarja e njohur ka vendosur që të shkojë me pushime në Meksikë, ku është zbavitur me sërf. Gaga ndërkohë është dukur në formë të mirë me bikini, duke treguar se vazhdon që të ruajë linjat e saj elegante.