E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagerback: Shqipërisë i mungoi fati

Përzgjedhësi i Islandës në futboll, Lars Lagerback, thotë se fitorja ndaj Shqipërisë erdhi falë fatit më të madh që pati skuadra e tij.

“Shqipëria e tregoi edhe një herë se është një skuadër e fortë, kjo pavarësisht humbjes së sotme, e cila erdhi edhe si pasojë se kundërshtarit tonë i mungoi fati”.

“Terreni u rëndua shumë dhe kjo gjë e bëri shumë të vështirë zhvillimin e lojës. Arritëm të shënonim një gol të bukur, i cili na dha edhe fitoren, nga një lojtar që unë mund ta quaj një ‘top-lojtar’”.

“Dua të shtoj se grupi ynë është ende i hapur dhe do të zhvillohet një luftë e vërtetë sportive pasi ka skuadra që kanë kualitet në përbërje të tyre, ku natyrisht edhe Shqipëria nuk mbetet pas”, ka thënë Lagerback pas takimit të mbrëmshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›