Lagështi, baltë dhe dyer të hekurta, zbulohet një rrjet tunelesh në Gaza ku Hamasi mbante pengjet

Forcat izraelite kanë zbuluar një rrjet tunelesh që për ta përdorej nga Hamasi për të mbajtur pengjet. Tuneli i filmuar për herë të parë nga një gazetar, i cili prej muajsh ndodhet në Gaza për të raportuar për luftën, tha se në zonën përreth nuk kishte asnjë njeri dhe se të gjitha ndërtesat ishin të shkatërruar nga bombardimet.
Ushtria izraelite tha se këtu mbaheshin pengjet bazuar në dëshmitë e pengjeve të liruara dhe provat mjeko-ligjore, përfshirë ADN-në.
Hamasi ndërtoi një rrjet të gjerë tunelesh si ky në qytetin jugor Khan Younis, të cilin Izraeli e konsideron një nga “fortesat kryesore” të grupit, është epiqendra aktuale e luftimeve.
25 metra nën tokë kishte një rrjet tunelesh që kalonte në një zonë të madhe të qytetit. Tunelet e ngushta dhe të nxehta kishin edhe dhoma gjumi, tualete dhe burgje me hekura metalikë ku mendohet se kanë qëndruar pengjet.
Pas 4 muajsh luftime, ushtria izraelite ende nuk ka zbuluar se ku strehohet Hamasi dhe nuk e ka eliminuar atë.
Më shumë se 250 pengje u kapën gjatë sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, në të cilin u vranë 1200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë. Nga luftimet mbi 27,000 palestinezë janë vrarë dhe 66,000 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza.
/rtsh.al/