E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lajçak: Diskutime të gjata me Vuçiç për situatën komplekse të serbëve në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar gatishmërinë  e presidentit serb Aleksandar Vuçic për të kontribuar në shtensionimin e situatës në veri.

Këto komente nga diplomat i lartë erdhën  një ditë pas takimit që pati me Vuçicin dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Beograd.

Lajçaku ka përsëritur se duhet një zgjidhje politike urgjente për krizën aktuale.

“Në Beograd, Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Vuçicin për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”.

Lajçak e Escobar u takuan edhe me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe liderët opozitarë. Të dërguarit e SHBA-ve dhe BE-së kërkuan që Kosova ta largojnë policinë nga objektet komunale në katër komunat veriore, ndaljen e protestave, mbajtjen e zgjedhjeve te reja dhe nisjen e themelimit të Asociacionit. Ndërkohë në një intervistë ish -ndihmësi sekretari amerikan i shtetit Daniel Fried ka deklaruar  se qeveria e Kosovës ka abuzuar me besimin e SHBA-ve dhe sipas tij  do të jetë e vështirë ta rregulloj mardhëniet.

Po ashtu  me pasoja afatgjata do të përballet Kosova nëse nuk pranon propozimin e SHBA-ve dhe BE-së  për depërshkallëzimin e situatës.Sipas të dërguarit të SHBA-ve Gabriel Escobar përgjigja e Kurtit nuk do të pritet  më gjatë se ditën e sotme dhe nëse është negative  do të konstatohet se kryeministri i Kosovës nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›