Lajcak Pergjegjesi per zgjedhjet mbajne institucionet shqiptare

Miroslav Lajcak drejtori menaxhues i marredhenieve me Ballkanin Perendimor ne Sherbimin per Marredheniet me Jashte ne BE eshte shprehur se pergjegjesia per zgjedhjet do te rendoje mbi institucionet shqiptare. Lajcak ka bere kete koment gjate diskutimeve ne Komisionin per Marredheniet me Jashte ne Parlamentin Evropian.
Ne kemi deshire te ndihmojme por pergjegjesia kryesore dhe e vecante eshte e forcave politike dhe e institucioneve shqiptare. Ato e dine nje gje te tille. Por eshte i rendesishem mesazhi qe duam te dergojme ne per keto zgjedhje dhe ky eshte arritja e standardeve evropiane. Une e kuptoj qe keto zgjedhje jane perqendruar se si te arrihet fitorja e njerit apo e tjetrit te numri i vendeve te fituara por une dua te ritheksoj se per ne ka me shume rendesi qe keto zgjedhje te jene evropiane tha Lajcak.
Lidhur me incidentet e fundit ai eshte shprehur se dhuna eshte e papranueshme dhe per rastet e verejtura eshte per te ardhur keq dje ka shtuar se per keto raste eshte e nevojshme te behen hetime per te ditur se cilat incidente jane te lidhura me politiken dhe cilat jane te zakonshme. Lajcak ka uruar qe gjate fushates zgjedhore te mos kete dhune e prodhuar nga motive politike.