E Martë, 3 Nëntor 2026

Lajçak: “Situatë e re” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

Ministrja për Administratën Publike Adea Pirdeni është ngatërruar me fjalët e saj në një fjalim të regjistruar t&e...

21:06

Lajçak: “Situatë e re” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Lapsi.al30 June 2022

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se në marrëdhëniet Kosovë-Serbi është krijuar një “situatë e re” që i ka ndryshuar “planet dhe temat” e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi. Kjo, pasi qeveria e Kosovës, më 29 qershor, miratoi vendimin për mundësitë e riregjistrimit të veturave me targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me targa RKS (Republika e Kosovës). Qeveria e Kosovës, po ashtu, miratoi udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, sipas të cilit, të gjithë personat që kanë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të duhet të pajisen me një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente. Qytetarët e Kosovës, me vite, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale, kur hyjnë në territorin e Serbisë.

Beogradi zyrtar reagoi ashpër ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti “po i kërcënon me luftë serbët në Kosovë”. Lajçak tha për gazetarët në Beograd se “kjo situatë duhet të zgjidhet”.

“Nuk guxojmë të lejojmë që të ndodhë ndonjë krizë”, tha ai.

Përpara se të udhëtonte në Beograd, më 29 qershor, Lajçak ka qëndruar në Kosovë nga data 27 qershor, ku ka thënë se është duke punuar për përgatitjen e një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Lajçak përsëriti të enjten se vizita e tij në rajon ka pasur për qëllim përgatitjet për takimin e radhës të liderëve.

“Unë kam ardhur në rajon për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm të krerëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve. Tani duhet ta zgjidhim këtë situatë”, tha Lajçak.

Deri tani, Kurti dhe Vuçiç janë takuar vetëm dy herë, por pa bërë ndonjë përparim konkret në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Ky proces ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Duke reaguar ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës, më 29 qershor, Vuçiç ka thënë se përgjigjja e Serbisë do të jetë e matur.

“Ne nuk do të ndërmarrim veprime ushtarake, por kërkojmë që të mos ua marrin pronat njerëzve dhe të mos i dëbojnë”, ka thënë ai.

Vuçiç, po ashtu, ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog, por, sipas tij, pala kosovare nuk është. / REL

Një tjetër aksident është shënuar disa minuta më parë në bypassin e Lushnjës. Mësohet se një çift, Olimbi dhe Arqile Gjini, 80 dhe 81-vjeç janë përplasur me nda...

Një mjet tip ‘BMW’ i është vjedhur pronarit në një gomistreri në Tiranë. 32-vjeçari D.V. ka bërë vetë kallëzimin në polici ku ka rrëfyer se në autostradën...

Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus si dhe “për të forcuar misionin e NATO-s, dhe për të pr...

Fillimi i sezonit veror të udhëtimeve në Evropë është dëmtuar nga kaosi në aeroporte dhe destinacione të njohura turistike, pasi linjat ajrore, agjencitë qeveri...

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë në lagjen nr.4. Lënda plasëse është vendosur në garazhin e hotelit në pronësi të Mariel M...

19 persona u shpallën fajtorë për terrorizëm për sulmet e Shtetit Islamik në teatrin Bataclan dhe disa zona të tjera të Parisit në nëntor të vitit 2015. Drejtue...

Një mesazh anonim në telefon ka shpëtuar Drejtoreshën e Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër, Suida Kuka të cilës i vendosën të martën rreth 200 gramë...

Tension në radhët e partive të koalicionit të qeverisë italiane të kryeministrit Mario Draghi. Shkak është bërë një intervistë e sociologut Domenico De Masi, i ...

Dalin detaje të reja nga shërthimi me eksploziv në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, në lagjen nr.4 të këtij qyteti ku ka shpërthyer një sasi lënde plas...

Policia e Sarandës njoftoi para pak çastesh se rreth orës 22:40, në lagjen nr.4 të këtij qyteti ka pasur një shpërthim. Ngjarja ndodhi në hyrjen e një garazh...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Erion Veliaj akuzon Edi Ramën se ka urdhëruar personalisht transferimin dhe izolimin e tij në burgun e Fierit. Në një reagim të shoqëruar me një letër, ai pretendon se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ka përcjellë tri kërkesa: të pranojë përfshirjen në protesta, të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe të ndërpresë këshillimin me Plarent Ndrecën.

Në minutën e 99’, gjatë kohës shtesë, ndeshja Tenerife-Andorra, e vlefshme për Ligën e Dytë spanjolle (Liga2), u ndërpre për t’i dhënë ndihmën e nevojshme në fushë Jesus de Miguel

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›