Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Duhet të fokusohemi te normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
Përfaqësuesi i Bashkimit Evopian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhet në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Pas takimit Lajçak ka thënë se ka ardhur që të diskutojë në lidhje me hapat përpara drejt normalizimit të dialogut pas takimit të 2 majit.
Sipas tij është e rëndësishme që të jenë kuptuar qartë sekuenca e hapave, ishte një diskutim i rëndësishëm në të gjitha aspektet.Ndër të tjera Lajçak është shprehur se të njëjtin diskutim do të zhvillojë nesër edhe në Beograd.
Diplomati i BE-së bëri të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë takim me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.
“Kam ardhur në Prishtinë sot për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për rrugën përpara në procesin e normalizimit, pas takimit të 2 majit. Është vërtetë e rëndësishme që të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm. Të njëjtin diskutim do ta bëjë nesër në Beograd. Unë do të takoj kryenegociatorët, zotëri Bislimin dhe Petkoviçin të hënën në Bruksel”, ka thënë Lajçak.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
