E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak në Beograd, bisedon edhe për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, do të qëndrojë sot në Beograd.

Siç raportojnë mediat serbe, ai do të takojë homologun serb, Ivan Mrkic, ashtu si edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomislav Nikolic dhe Ivica Dacic.

Sipas mediave serbe, temë kryesore e bisedimeve do të jenë rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi, situata në Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak viziton Beogradin pas qëndrimit në Zagreb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›