E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lajçak në forumin Alpbach: Bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

PRISHTINE, 26 gusht/ATSH/ I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Forumin Alpbachut në Austri.

Lajçak u shpreh i lumtur që është kthyer në këtë forum, duke thënë se pati bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm.

“Më vjen mirë që u ktheva në @forumalpbach për një bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e gjeneratës së ardhshme. Mezi pres një ditë tjetër shkëmbimesh me të rinj nga rajoni dhe më gjerë”, ka shkruar Lajçak në “X”.

E pranishme në forum është edhe presidentja Vjosa Osmani, që gjithashtu tha se pati diskutim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›