E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak permbyll misionin me kreret e politikes shqiptare

Tirane 22 mars 2011 NOA- Update Pas takimeve me kreun e shtetit Bamir Topi dhe kreun e qeverise Sali Berisha i derguari i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak ka permbyllur edhe takimin e tij me kreun e partise Socialiste Edi Rama duke kurorezuar misionin e ngarkuar nga Bashkimi Europian.

I ardhur per te treten here ne Shqiperi Lajcak mesohet se gjate takimeve te zhvilluara eshte perqendruar kryesisht ne problematiken e zgjedhjeve dhe ne mbarevajtjen e tyre si dhe vendosmerine per zhvillimin e tyre ne daten 8 maj ashtu si dhe eshte vendosur.

Gjate ketyre takimeve i derguari i posacem i Bashkimit Evropian ne vendin tone mesohet te kete theksuar per domosdoshmerine e dialogut mes forcave politike dhe zhvillimin e zgjedhjeve te pushtetit vendor ne menyre qe ato te jene sa me demokratike te drejta korrekte dhe sipas standardeve.

Drejtori Ekzekutiv i Sherbimit te Jashtem i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak gjithashtu mendohet tu kete kerkuar krereve te politikes shqiptare bashkepunim mes tyre ne menyre qe zgjedhjet te jene te suksesshme.

I derguar i Baroneshes Kathrin Ashton mesohet qe fjalen e tij do e shprehe ne nje komunikim me mediat rreth ores 12.30 te mesdites se sotme ku dhe do te zbuloje rekomandimet e Bashkimit Europian per klasen politike shqiptare.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeLajcak ne Kryeministri rekomandime dhe keshilla Kryeministrit BerishaBerisha nga Durresi 2013-ta do te deshmoje edhe nje here se cili je ti Edi Ramanuk presim nga Saliu8230Edi Rama Do rikandidoj apo 8230 do e mesoni ne 21 marsRama Vetem PS rikthen shpresen dhe i nxjerr nga burgu i padrejtesise shqiptaret Lidhjebashkepunim edi rama i derguari i BE-se mbyll takimin Miroslav Lajcak misionin e BE zgjedhjet e 8 majit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›