Lajiç: Ska ngjashmëri me Kosovës e Sanxhakut
Beograd, 22 gusht, NOA - Nuk ka ngjashmëri mes Kosovës dhe Sanxhakut, ka deklaruar Rasim Lajiç, ministër i Punës dhe Politikave Sociale në Qeverinë e Serbisë.
Nuk ka gjasa që në Sanxhak të krijohet një tjetër zonë e nxehtë, tha Lajiç duke shtuar se askush nuk përjashton mundësinë e incidenteve si ato të ditëve të fundit.
Lajiç tha se po përqendrohen në problemet ekonomike për të tejkaluar dallimet brenda komunitetit boshnjak.
Frika e analistëve ndërkombëtare është se me humbjen e Kosovës, Serbia do të kërkojë të krijoj tension në Bosnjë duke shtyrë zonat serbë në këtë rajon të kërkojnë autonomi.
a.k/NOA/RFE