“Lajm emocionues”, Gonxhe pas vendimit të KE dhe PE: Hapa të mëdhenj përpara në angazhimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, eka cilësuar një lajm të madh vendimin e sotëm të Presidencës së KE dhe Parlamentit Europian të cilët kanë miratuar marrëveshjen e përkohshme, që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale Gonxhe shkruan se ky vendim shënon një moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE.
View this post on Instagram
Postimi i Goxhes:
???????????? Lajm emocionues! ????????????
Hapa të mëdhenj përpara në angazhimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor!
Presidenca e Këshillit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë miratuar marrëveshjen e përkohshme, që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor! ???? Ky vendim shënon një moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE.
???? Marrëveshja parashikon një investim prej 6 miliardë eurosh nga BE, që do të nxisë rritjen ekonomike në të gjithë rajonin, për të kapërcyer hendekun në standardet e jetesës midis Ballkanit dhe BE-së.
???? Por ka edhe më shumë! Premtimi i BE-së për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik dhe mbështetja për forcimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, hap rrugën për perspektivën e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe forcës punëtore, nxitjes së tregut të përbashkët digjital, liberalizimit të transportit dhe integrimit në zinxhirët e furnizimit industrial.
???? Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të shumë agjencive dhe institucioneve publike. Ata meritojnë mirënjohjen tonë maksimale për realizimin e këtij momenti historik. ????
#BE #BallkaniPerëndimor #MEKI #UnityInDiversity #SingleMarket ????✨