E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajm i fundit/ Malësi e Madhe, 40-vjeçari ndërron jetë pasi bie në humnerë

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë, në Kelmend.

Ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, kur Policia është njoftuar për incidentin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Sipas informacionit paraprak, në vendngjarje është konstatuar se shtetasi me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, kishte pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›