E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmet kryesore në show bizzin shqiptarë

Në edicionin e vitit të kaluar të Radio Televizionit Shqiptarë, fituese doli këngëtarja nga Mitrovica, Rona Nishliu.

Kjo fitore e dërgoi atë në festivalin evropian të muzikës, Eurovision, ku performanca e saj u vlerësua lartë, duke i siguruar Shqipëris vendin e pestë, çka i ka garantuar Shqipërisë finale edhe për vitin e ardhshëm.

Pak kohë pas ndarjes së Dafina Zeqirit me të dashurin Krenarin, ajo nisi një lidhje me Ledri Vula. Lidhja e tyre zgjoi shumë interes tek publiku dhe mediet. Por lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë. Ndarja e tyre erdhi pasi Krenari ushtroi dhunë fizike ndaj Ledrit.

Vetëm pak ditë më pas, Ledri befasoi të gjithë e në mënyrë të veçant fansat e saj të shumtë kur lajmëroi se do të largohet nga muzika, pasi që kishte vendosur t’i përkushtohej profesionit të tij si regjisor.


Rita Ora debutoi me shumë sukses në Britaninë e Madhe, në SHBA dhe më pas në mbarë botën me albumin e saj të parë, ORA.

Kënga e saj e parë ishte ajo me Dj Fresh, “Hot Right Now” që menjëherë u vendos në pozitat e para në top lista të ndryshme botërore.
Ajo vazhdoi pastaj me këngët “R.I.P” dhe “How we do”. Ajo gjithashtu vendosi që këngën e saj “Shine ya light” tia kushtoj vendlindjes së saj, ku edhe e gjiroi klipin e këngës.
Gjithashtu ajo ishte shumë e përfolur për lidhjen e saj me Rob Kardashian I cili pas ndarjes e akuzoi për tradhti.

Në muajin maj, u mbajtë finalja e edicionit të pestë të Big Brother, fitues I të cilit u shpallë Arbër Zeka. Kjo ishte hera e parë që këtë reality show e fiton një kosovarë.

Fitorja e Arbrit u prit shumë mirë nga pjesa e madhe e kosovarëve por konkurencë të madhe pati një tjetër konkurent të fortë të këtij spektakli, Liamin.

Nora Istrefi këtë verë u përball me një skandalë kur një foto e saj nudo u shpërnda nëpër internet. Ajo për këtë foto u shprehë se ishte habitur shumë pasi që nuk e kuptonte si kishte mundësi që kjo foto të jetë fotografuar. Ajo pati thënë gjithashtu se kjo foto ishte bërë në një plazh nudo ku nuk lejohen të mbahen veshur bikinet, por e quditshme ishte fakti se shoqja e saj e cila e fotografonte ishte e veshur me bikine.

Përndryshe, Nora këtë vitë ka qenë aktive me këngët “Ski me ik” dhe bashkëpunimin e saj verorë me Bim bimma n ë “Gangsta”.

Senzacioni i kësaj vere ka qenë kënga e Tunës, “I asaj”. Klipi i kësaj kënge ishte njëri nga më të komentuarit në mesin e klipeve shqiptare. Krejt kjo për shkak të gjestit intim që ajo bëri në këtë klip I cili u vazhdua pastaj edhe gjatë gjithë performancave verore të saja nëpër koncerte të ndryshme. Ajo u kritikua shumë nga pjesa e madhe e publikut.


Tashmë Tuna është pjesë e jurisë në talent show në Shqipëri, “X Factor”.

Bleona Qereti pas disa vitesh në Amerikë vendosi që këtë verë të rikthehet në rrënjët e saja në Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë. Ajo u rikthye me një turne i cili u përcoll me skandale të ndryshme.

U fotografua e u incizua nudo. Ajo gjithashtu gjatë kësaj vizite, pa se publiku shqiptar nuk e kishte harruar faktin që ajo kishte refuzuar të fliste shqip në një intervistë në Amerikë. Përndryshe, ajo publikoi edhe këngën e parë të punuar nga producenti i mirënjohur Timbalend, “Pass out”.

Këngëtarja Jehona Sopi këtë vitë bëri një rikthim në muzikë me një baladë të punuar me Aidën e Armendin. Kënga mbanë titullin “Unë do ti laj këmishat e tua”. Kjo këngë vjen vetëm pak javë pasi ajo u bë nënë e fëmijës së saj të parë, nga martesa e saj e dytë.

Një tjetër ndarje që ka bërë bujë në media ka qenë ajo e Rozana Radit me Mc Kreshën. asnjëherë nuk u kuptua arsyeja e vërtetë e kësaj ndarje, por megjithatë ata pohuan se vazhdojnë të mbajnë kontaktë dhe janë miq. Rozana ishte pjesëmarrëse në Kënga Magjike me këngën “Ti ske zemër” e cila u komentua si e dedikuar për reperin.


Adelina Ismajli këtë verë mbajti koncertin e saj të parë në Shqipëri. Ajo gjithashtu atje, në bregdetin e Dhërmiut xhiroi klipin e këngës “Ku ma ke”. Për festën e 28 nëntorit ajo punoi videon e këngës “Skenderbe”, këngë e cila i takon një albumi i të saj të vjetër. /M.RR/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›