E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi i Fundit/ U qëllua për vdekje me thikë në Kavajë, identifikohet viktima dhe autori i dyshuar

Një sherr mes dy persona ka degraduar në përdorimin e thikës. Një shtetas i identifikuar si Alket Isufi ka humbur jetën në spital pasi u godit me thikë nga Landi Derjaj (Puja).

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në Kavajë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›