E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori: Do të respektoj vullnetin e shumicës

Vetëm pak kohë nga shpallja zyrtare e garës për kreun e PS-së ku u rizgjodh Edi Rama si kryetar i kësaj partie Maqo Lakrori është shprehur në një konferencë për shtyp se respekton votën e shumicës. Sipas Lakrorit projekti "Socialistët e bashkuar" ka marrë një mbështetje të madhe tek socialistët dhe do t'i shërbejë më tej Partisë Socialiste. Ai është shprehur se gara ka shkuar mirë dhe se shpreson që projekti do të vazhdojë të përqafohet sa më shumë në të ardhmen.
Lakrori theksoi gjithashtu se bashkohet më të gjithë ata që shprehen për manipulime në zgjedhje dhe për çështje të tjera që ka të bëjnë me PS-në

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›