Lala, “ambasadori” i produkteve “Bio”
Imazhi i Altin Lalës po shndërrohet në një nga mbështetësit më të shquar të produkteve “Bio” në Gjermani. Kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe një nga senatorët e klubit gjerman të Hanoverit Bundeligë është një nga ambasadorët (Bio-Brotbox-Botschafter) në promovimin e këtyre produkteve. Lala, së bashku edhe me aktoren e njohur Juta Speidel, basketbollistin Gerrit Terdenge dhe me ish-futbollistin e Kombëtares gjermane e të Bajer Leverkuezenit, Karsten Ramelov kanë bërë fushatë për vlerat e kualitetin e produkteve “bio”, shkruanin dje mediat gjermane. Pak kohë më parë tabloidi popullor gjerman “Bild” shkruate se Altin Lala do të hapë në bashkëpunim edhe me “Drogeriemarkt-Kette Rossman” - një kompani gjermane që operon me sukses në tregun e produkteve bio (xhiro vjetore 3.2 miliardë euro)- një dyqan në Tiranë. Dirk Rosman, një nga biznesmenët më të njohur gjermanë dëshiron me futbollistin profesionist të Bundesligës, Altin Lala të pushtojë tregun shqiptar. Partneri i ri i biznesit të Dirk Rosman mban nofkat si “xhuxhi luftarak” apo “pastruesi”. Gazeta gjermane “Bild” e renditi lojtarin e kombëtares shqiptare, Altin Lala (32 vjeç) në vendin e pestë të lojtarëve të padëshiruar në Bundesligë. “Me kostum e kravatë, - shkruan sajti gjerman ëelt.de, - dhe vetëm 1.72 metra mbrojtësi i peshës së lehtë duket shumë miqësor dhe aspak i dëmshëm”. Lala së bashku me Dirk Rosman do të hapë në vjeshtë e këtij viti në Shqipëri një dyqan për shitjen e produkteve “bio”. Firma është ndërtuar dhe ajo quhet “Rosman&Lala”. “Në këtë vend gjithçka ka filluar të lëvizë. Në disa vite mund të fitosh para, por duhet njohësh edhe mënyrën se si funksionojnë dyqanet lokale”, - thotë Rosman. Ja dhe detyra që do të bëjë Altin Lala. “Unë njoh shumë njerëz në Shqipëri”, - thotë ai. Dyqanesh bio nuk ka ende në Shqipëri, çmimet do të jenë gati 20 për qind më shumë se në Gjermani. Kështu që produktet gjermane në vendin me tre milionë banorë do të vlerësohen shumë. Rosman është një nga të parët tregëtarë nga Gjermania përëndimore në vendin e varfër buzë Adriatikut. Rrjeti “Drogeriemarkt-Kette Rossman” aktualisht është i shtrirë në dhjetë vende europiane si në Gjermani, Austri, Zvicës, Britani e Madhe, Slovaki, Greqi, Spanjë, Sloveni, Belgjikë e Holandë, ku ka 105 mijë pika shitje.
Karlsuhe dhe Kapllani për rekord
Karlsuhe dhe Kapllani janë për rekord. 51 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar në gjashtë ndeshje miqësore. Dhjetë prej 51 golave të skuadrës gjermane të Bundesligës I mbajnë firmën e sulmuesit shqiptar Edmond Kapllani, i cili në takimin e së mërkurës kundër skuadrës inferiore Kupenheim ndëshkua edhe me një karotn të kuq. Durrsaku shënoi golin e parë në fitoren 6-1, por u ndëshkua gjashtë minuta më pas më karton të kuq (27’). Gjithsesi, testi i vërtetë i vështirë për 11-shin e kryetrajnerit Ede Beker, do të jetë ai i të dielës së ardhshme, më 20 korrik, kur Karslruhe do të përballet me skuadrën e Kategorisë së Tretë, Vfr Aalen.
Mungon Salihi, dhimbje koke për trajnerin
Mungesa e Hamdi Salihit, i pezulluar për dy ndeshje, e ka bërë me dhimbje koke trajnerin e SV Riedit, Paul Gludovatz, pikërisht në premierën e tij para tifozerisë vendase në Bundesligë. Sulmuesi më i mirë i Riedit, shkodrani Salihi (2 gola në dy ndeshjet e para të sezonit) u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Matersburgut , dhe trajneri 62-vjeçar ka pak sulmues me përvojë në skuadrën e tij. E vetmja alternativë e besueshme në sulm është Andreas Bamer. Gjatë sezonit të kaluar 24-vjeçari realizoi 19 gola për Shvanenstadt në Ligën e Parë (Kategoria e dytë në Austri), ndërkohë që në stol është edhe 19-vjeçari Manuel Shmidl, ky i fundit luajti vetëm 49 minuta sezonin e kaluar në Bundesligën Austriake. “Për momentin nuk do të vijë asnjë sulmues i ri, gjetja e një të ri është po aq e vështirë sa para disa javësh”, - citohet menaxheri i SV Ried, Shtefan Raiter.
18 Korrik 2008