E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lalla Lufta ndaj korrupsionit prioritet

Në një takim tme vartësit e tij në rrethe, kryeprokuri i ri Adriatik Lalla deklaroi se lufta kundër korrupsionit është prioritet.

"Duhet të punojmë që të forcohet besimi tek Prokuroria. Nuk do të pengohet hetimi i zyrtarëve", theksoi në fjalën e tij zoti Llalla.

Kryeprokurori kërkoi nga vartësit e tij përkushtim në detyrë. Në këtë takim, i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, theksoi se prokurorët duhet të jenë të përgjegjshëm në funksionet e tyre.

"Duhen rezultate në luftën ndaj krimit dhe roli i Prokurorisë sidomos në luftë antikorrupsion është vendimtar", tha Nishani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›