E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lama: Haxhiu, Kamishi i VV-së

Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Alma Lama, e cila ka dhënë dorëheqje së fundi nga ky subjekt, i është kundërpërgjigjur deputetes Albulena Haxhiu e cila i ka thënë se Lama shoqërohet me njerz të SHIK-ut.

Ajo në Klan-Kosova, ka thënë se edhe Vetëvendosje ka një Kamish, duke menduar në ish – kolegen e saj, Albulena Haxhiu.

Po ashtu, Lama ka thënë se deputetja Haxhiu, e ka terrorizuar disa herë atë dhe familjen e saj.

Lama ka shtuar ndër të tjera se nuk e ka lëshuar Vetëvendosjen për ndonjë parti.

“Unë nuk jam dalë për të bërë pazare politike. Jam zhgënjyer nga Albin Kurti. Ata më kanë borxh profesionin dhe karrierën politike”, ka thënë Lama./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›