E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit!

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Rama në Pogradec.

Ai shkruan se në mbledhje ka prezantuar disa nga disa nga arritjet e bëra përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme.

Lamallari shton se në prioritetet e panegociueshme në vazhdimme do të jetë fokusi në sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Në takimin me kryeministrin Rama dhe skuadrën tonë qeverisëse për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit tonë qeverisës. Prezantova disa nga punët e mira që kemi bërë përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme dhe prioritetet e panegociueshme në vazhdim, me fokus sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve. #Besa është një udhërrëfyes i çmuar e dokument strategjik drejt marrëdhënies së re që ne do të ndërtojmë me qytetarët dhe jetësimit të objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Lamallari.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›