E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lame Basha te jape pergjigje per Planin Urbanistik



Kryetari i Komisionit të Infrastrukturës në Partinë Socialiste, Artan Lame i ka kërkuar të hënën kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha që të përgjigjet për sheshet që preken nga ndërtimet e parashikuara në Planin e ri Urbanistik, plan që sipas PS-së do të zhdukë sipërfaqet e gjelbra.

Lame e ka ftuar kryebashkiakun Basha në një debat televiziv për të diskutuar për planin urbanistik të Tiranës.

“Kërkojmë një përgjigje nga ekipi Basha – Malltezi: a do të zihen dy skarpatet e gjelbra të Lanës për të ndërtuar linjën e tramvajit? Jemi të shqetësuar për hapësirat e gjelbra që do t’i zihen Tiranës nga Plani Basha – Malltezi, ndaj pyesim a është e vërtetë se dy skarpatet e gjelbra të Lanës do të zihen nga linja e tramvajit? A është e vërtetë se si zona të gjelbëruara do të përdoren bahçet e shtëpive, e thënë jo kopshtet, por bahçet? A është e vërtetë se parku historik i Tiranës, ai i Namazgjasë, përpara Parlamentit e deri buzë Lanës do të zihet nga ndërtimet e larta?Për të gjitha pyetjet tona ne jemi të gatshëm, përfundoi Lame, të ulemi të debatojmë në cilindo televizion e cilëndo media me ekipin Basha – Malltezi për t’i treguar qytetarëve se çfarë sëpate po ngrihet mbi kryeqytetin tonë”, tha Lame.

Bashkia: Sulmet me prapavijë politike

Pas deklarates se Lames lidhur me kritikat mbi Planin Urbanistik ka reaguar menjëherë Bashkia e Tiranes. Nepermjet nje deklarate të shpërndare elektronikisht Bashkia e Tirans shprehet se zoti Rama dhe zoti Lame per te disaten here kane sulmuar politikisht Planin Urbanistik, duke percjelle tek qytetaret deklarime te paverteta rreth tij.

Sipas bashkise se Tiranes ky 'Plan Urbanistik eshte hartuar ne transparence te plote dhe me perfshrijen e eksperteve me te mire, pjese e te cileve ka qene dhe vete zoti Lame. Qellimi i sulmit me prapavije politike, -  thuhet ne deklarate, - synon mbulimin e deshtimit te mosberjes se ketij plani ish-kryetari i Bashkise Edi Rama  per 11 vjet. Plani rregullues i Tiranës nuk cënon hapesirate gjelbra por parashikon shtimin e tyre".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›