Lampard nuk fshihet: Nuk jemi akoma për titull

Në një intervistë të dhënë për Sky Sport UK, në ditën e boxing day, trajneri i Chelsea, Frank Lampard ka folur për skuadrën e tij, duke theksuar se të besuarit e tij nuk janë akoma për titull, pavarësisht investimeve të bëra.
“Për momentin jam i lumtur, por duhet me shume Ne duam të jemi konkurrues për titullin, por duhet të pranojmë që është një proces hap pas hapi. Ne tashmë kemi bërë disa, por unë e di që kemi potencialin për të bërë shumë më tepër. Ne kemi marrë shumë lojtarë dhe disa prej tyre kanë nevojë për kohë, kështu që nuk kam qëllime afatgjata. Ne po përpiqemi të plotësojmë boshllëkun e parë në vitet e fundit me Liverpool dhe Manchester City”.
Chelsea mban vendin e pestë në klasifikim në kuotën e 25 pikëve, 6 pikë larg skuadrës së vendit të parë Liverpool. Në 14 javë të luajtura, ka arritur të marrë 7 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje: 29 gola të shënuar dhe 14 të pësuar. Vetëm Manchester City ka bërë më mirë se Blutë e Londrës përsa i përket fazës mbrojtëse me 12 gola të pësuar.