E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lamtumira për mbretin e futbollit/ Tifozët e Santos në Brazil bëjnë homazhe për Pele

Që në orët e para të mëngjesit të ditës në klubin e santos në Brazil nisen homazhet për legjendën e futbollit  “Pele”.

Arkivoli me trupin e pajetë u vendos në stadiumin e “Vila Belmiro” që i përket klubit  për të cilin Pele luajti për shumë vite e ku nisi rrugëtimin drejt famës.

Mijëra tifozë  të skuadrës, por jo vetëm u mblodhën pranë stadiumit për të nderuar për herë të fundit Pele.

Legjenda e futbollit brazilian u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Prej një muaji ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›