E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira per studentet

Në mjediset e Universitetit "Aleksander Xhuvani" të Elbasanit, po zhvillohen homazhe për 11 studentët e vitit të trete gjuhe-letersi, që humbën jetën një ditë me parë në aksidentin e Himarës.

Në mungesë të arkëmorteve janë vendosur fotot e 11 vajzave që humbën jetën në mënyrë tragjike.

Edhe presidenti i Republikës Bamir Topi mbërriti në Elbasan dhe ka vendosur 11 kurora me lule.

“Jam i pikëlluar qe marr pjese ne kete ceremoni homazh, per disa vajza te cilat iken ne moshen e tyre me te mire. I jap ngushellimet me te sinqerta familjeve, familjareve, por edhe shokëve, shoqeve me të Tragjedia e HimarësHetimet për tragjedinë Arvizu e Sequi ngushëllime për familjet e viktimave Autobusi i studentëve bie në greminë cilët kaluan vitet e rinisë në këtë shkollë. Fjalet ne te tilla raste nuk dalin sepse te njeriu dominonin dhimbja. Uroj qe ngjarje te tilla te mos ndodhin me, por nga ana tjeter shohim edhe solidaritetin e popullit tonë”, tha Topi.

Ne ambientet e Universitetit "Aleksander Xhuvani" ishte edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila shprehu ngushellimet me te thella edhe ne emer te Kuvendit te Shqiperise. "Dhimbje per keto vajza qe u larguan ne moshen me te bukur, dhimbje edhe per nenat e tyre", tha Topalli.

Ndërkohë nga ana e shoqërisë së autobusave, mjeti i së cilës u aksidentua një ditë më parë në Himarë nuk ka patur asnjë deklaratë apo informacion. Ambientet e saj janë të mbyllura, ndërsa nga vëzhgimi i Top Channel, autobusët që ndodheshin në park ishin të vjetër.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin dhe kontratat që universiteti kishte me kompaninë e udhëtimeve. Për shoferin Pëllumb Çela, i cili është mes viktimave, në qytet thuhen fjalë të mira edhe për aftësitë e tij si shofer.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›