Lamtumirë Rambaldit, krijuesit të alienëve

Rambaldi, magjistar i efekteve speciale dhe fituesi i tre çmimeve Oskar, ishte 86 vjeç. Lindi në 15 shtator 1925 në Vigarano Mainarda, provincë e Ferrarës. Çmimin më prestigjioz në botën e kinemasë e kishte fituar për kryeveprat “King Kong” i John Guillerm, “Alien” i Ridley Scott dhe “E.T., Jashtëtokësor” i Steven Spielberg.
Gjatë përgatitjes së King Kongut qëndronte me ditë të tëra në kopshtin zoologjik të San Diegos, që të vëzhgonte jetesën e majmunëve. Steven Spielberg gati u hipnotizua nga spektakli i gorillave që ishte realizuar duke krijuar një kukull robot 12 m e gjatë, të cilin Rambaldi e mbante në krahun e vetë për të projektuar alienët e “Takimeve të afërta me llojin e tretë”(1977) dhe të “Jashtëtokësorëve” (1982). Ky i fundit i dha atij një Oskar të tretë dhe qarkulloi nëpër botë.
Bashkëpunon me Ridley Scott për “Alienët” më 1979 dhe me David Lynch për “Dune” në 1984. Koka e Alienit që u realizua nga Rambaldi me një strukturë të butë në tekstil dhe me fije qelqi, që i jepte liri në lëvizje dhe anatominë e fytyrës “marsiane”, e kësisoj, e frikshme dhe e ashpër, nuk kishte për ta fituar simpatinë e publikut. Shefi i Kulturës së Rajonit të Kalabrisë, Mario Caligiuri tha që “me Carlo Rambaldin humbasim një nga gjenitë ndërkombëtarë të kinemasë, një magjistar të efekteve speciale i cili tri herë ishte vlerësuar me çmimin Oskar, një shembull i padiskutueshëm në krijimtarinë italiane”. Rambaldi ishte shumë i lidhur me Kalabrinë.
Në vitin 2008 ai është shpallur “Qytetar Nderi”. Gjatë viteve që kaloi në SHBA ka krijuar mostra të alienëve sipas kërkesave të prodhuesve amerikanë për zejtarinë tradicionale, por nuk e ka fshehur asnjëherë urrejtjen e tij të thellë për progresin digjital. ‘E. T’ ka kushtuar rreth një milion dollarë dhe është realizuar për tre muaj. Nëse do të bëhej e njëjta gjë me kompjuter do të duheshin të paktën 200 persona për pesë muaj.