E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë kancer, të dua futboll

Fitorja e Barcelonës me Majorkën me siguri që ka qenë më pak e rëndësishme sa sa rikthimi i Eric Abidal në fushë. Mbrojtësi fantastik francez është rikthyer pas diagnostifikimit me kancer, para një vit e disa ditësh.

Duke e falënderuar zotin, Abidal u fut në lojë në minutën e 70 të ndeshjes. I tërë publiku në stadium u ngritë në këmbë për të duartrokitur atë, ndërsa pankartat e përkrahjet ishin të panumërta.

Abidal kishte transplantuar mëlçinë, të cilën i'a kishte dhuruar kushëriri i tij, Gerard, të cilin e falënderoj duke zhveshur fanelën.

"Faleminderit kushëriri im. Pa ty unë nuk do të isha këtu" shkruante në mbishkrimin e Abidal. Abidal tregoj në 20 minutat e tij se ka stërvitur fort duke bërë disa veprime të mira në lojë.

Shembulli i Abidal, tregon se të duash futbollin, do të thotë ta duash jetën pasi që kur ishte diagonostifikuar me kancer, jeta e Abidal ishte një pikëpyetje e madhe./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›