E Diel, 1 Nëntor 2026

Lancohet iniciativa Raiffesen bank invest euro

Tashmë investitorët apo individët mund të investojnë në formën e fondeve në euro në bankën Raiffesen.
 

Me lancimin e iniciativës së Raiffesen bank invest euro parashikohet që investitorët të mund ti depozitojnë kursimet e tyre në euro duke përfituar menaxhim profesional të portofolit të aseteve, likuditet të fondeve dhe kthim tek investimi.
 

Drejtues të Raiffesen bank thanë se objektivi i këtij fondi është i përshtatëshëm për të gjithë investitorët duke filluar nga një shumë minimale investimi në fond me vetëm 250 euro.
 

Nga ana tjetër kryetaja e autoritetit të mbikëqyrjes financiare Enkeleda Shehi e konsideroi këtë një hap shumë të rëndësishëm në drejtim të menaxhimit të fondeve të investitorëve.
 

Iniciativa e “ Raiffesen invest euro” vjen pas suksesit të shënuar nga fondi prestigjoz i Raiffesen.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›