E Enjte, 5 Nëntor 2026

Laporta dëshiron Flick në stolin e Barcelonës

Gjerman Hans-Dieter Flick, është kandidati kryesor për zëvendësimin e Koeman në stolin e Barcelonës. Siç është raportuar nga RAC 1, presidenti Joan Laporta ka zgjedhur trajnerin aktual të Bayern për të drejtuar klubin katalanas sezonin e ardhshëm. Siç mësohet, mes palëve ka patur kontakte të vazhdueshme. Flick, i cili do të drejtojë Bayern për herë të fundit (kundër Augsburg) para se të zëvendësohet nga Nagelsman, ka mbetur shumë i impresionuar me planet e numrit një të Barcelonës.

Sipas raporteve nga radioja katalanase, telefonata nga Joan Laporta ndryshoi planet e Flick, i cili kishte një marrëveshje verbale me federatën gjermane, për të zëvendësuar Loew në krye të Gjermanisë në fund të Kampionatit Europian. Por perspektiva për t’u bërë trajner i ri i Barcelonës ka minuar planet e tij. Laporta pret një përgjigje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›