Lara Colturi nis sezonin e Kupës së Botës me medalje të argjendtë, Gonxhja: Krenari për Shqipërinë

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Skiatorja shqiptare Lara Colturi e ka nisur sezonin e ri të Kupës së Botës në Ski Alpine me një rezultat të rëndësishëm, duke u renditur e dyta në sllallomin gjigant në Sölden të Austrisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përgëzoi sot sportisten kuqezi për këtë rezultat, duke e cilësuar si një tjetër arritje që i sjell krenari sportit shqiptar.
“Lara Colturi e nis sezonin me Shqipërinë në podium! Skiatorja kuqezi zuri vendin e dytë në sllallomin gjigant në Sölden të Austrisë, në garën hapëse të Kupës së Botës në Ski Alpine 2026–2027”, shkroi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e Federatës Shqiptare të Skive dhe i uroi Colturit suksese në garat e ardhshme.
Colturi u rendit e dyta, vetëm një të qindtën e sekondës pas amerikanes Paula Moltzan, ndërsa vendin e tretë e zuri gjermania Emma Aicher.
/e.xh/r.e/