E Diel, 1 Nëntor 2026

Lara Colturi, shpresë për medalje, në sfidën e parë, skiatorja u rendit në vendin e katërt

Shqipëria është shumë pranë një momenti historik në lojërat olimpike dimërore “Milano-Cortina 2026”, falë një paraqitje shumë të mirë nga skiatorja Lara Colturi.

Sportistja kuqezi ka shkëlqyer në lëshimin e parë të slalomit gjigant, duke regjistruar kohën 1:03:97, rezultati i katërt më i mirë i garës. Performancë kjo, të cilën e ndan me Norvegjinë dhe Suedinë.

Colturi rriti ndjeshëm shpejtësinë në sektorin e tretë dhe të katërt, duke arritur kulmin e performancës, një arritje që rrit pritshmëritë për një rezultat historik të vendit tonë.

Në këtë disiplinë do të garojë edhe skiatorja tjetër shqiptare, Semire Dauti, e cila nis nga pozicioni i 57-të.

Emocionet pritet të arrijnë kulmin në lëshimin e dytë, që nis në orën 13:30, momenti vendimtar ku do të përcaktohet renditja përfundimtare dhe ku Shqipëria shpreson të shkruajë historinë në skenën më të madhe të sporteve dimërore./vizionplus/tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›