Lara Colturi skualifikohet që në lëshimin e parë në pistën e Courchevel

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Një pakujdesi i kushtoi shtrenjtë skiatores italo-shqiptare në zbritjen e parë në sllallom gjatë etapës së Courchevelit.
Lara Colturi nuk arriti të përfundojë garën dhe u skualifikua, duke e mbyllur para kohe pjesëmarrjen në këtë ndalesë të Kupës së Botës në Ski Alpine.
Si pasojë, Colturi nuk u kualifikua për zbritjen e dytë në Courchevel, që përbën etapën e 11-të të sezonit.
Megjithatë, performancat e mëparshme mbeten inkurajuese. Këtë sezon ajo ka regjistruar tre podiume, përfshirë dy medalje argjendi dhe një të bronztë.
Skiatorja shqiptare pritet të synojë rikthimin te rezultatet pozitive në garat e ardhshme të Kupës së Botës për Ski, teksa me 302 pikë në total mban vendin e gjashtë në renditjen e përgjithshme.
/m.q/a.f/r.e/