E Diel, 1 Nëntor 2026

Larg syve larg zemre apo distanca e rrit me shume mallin - Portreti i Anduena Stephan-it

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeNe vjeshten e vitit 1991 nen perendimin e diellit ne Golem dy te rinj dy kolege pune njeri gjerman Andreasi e tjetra shqiptare Anduena bien ne dashuri. Them qe ai perendim dhe ai det i mrekullueshem tetori jane pergjegjes per fillimin e lidhjes sone. Andreasi u dashurua shume me Shqiperine dhe me sa duket dhe me mua. kujton Anduena fillimet e lidhjes se saj me Andreasin para 20 vitesh ne Shqiperi.

Integrimi i jetes shoqerore familjare dhe punes eshte universitet me vete

E pare ne kete sens Anduenes nuk i duket fare se eshte larguar nga atdheu. Por per te gjithsesi ka patur dy gjera te rendesishme qe kane ndryshuar rrjedhen e 20 viteve te metejshme Se pari mundesia qe ajo pati per tu njohur me kultura te tjera qyteterimi dhe se dyti krijimi i familjes ne Gjermani

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Anduena me Andreas-inUne jetova 4 vjet ne Londer me Andreasin si expat ku ai ishte caktuar me pune pra ishim te dy te huaj dhe kjo me ndihmoi te mos ndjehesha ne disavantazh pas largimit nga Shqiperia ne 1993. Atje vazhdova studimet e masterit dhe punova ne sektorin publik dhe privat per gati 4 vjet. Pastaj me kthimin tim ne Gjermani ne vitin1997 dhe pas punesimit tim ne kompanine nderkombetare Hochtief pata mundesi te shikoj dhe te perjetoj menyren e te jetuarit dhe te punuarit gjermane.

Me keto tri kultura jete dhe biznesi qysh ne moshen 27 vjecare Anduena kishte mesuar shume. Kjo ka influencuar me pas te gjithe menyren e jetes dhe te punes te Anduenes. Megjithate integrimi i jetes shoqerore familjare dhe punes eshte sic shprehet Anduena universitet me vete

Me lindjen e vajzes sime Enya dhe djalit tim Joelit une isha kryefamiljare ne nje vend ku nuk kisha askend pervec bashkeshortit tim dhe shoqerise se gjere per te komunikuar. Keshtu qe integrimi i jetes shoqerore familjare dhe punes eshte nje universitet me vete dhe them qe eshte dhe me i veshtiri. Noten nuk e merr se mesove mire apo jo por kur shikon buzeqeshjen e femijeve dhe faqet e vogla qe shendrisin ne ngjyre roze.

Jeta ne shoqerine e re eshte si nje lindje e re

Jeta ne shoqerine e re ka edhe veshtiresite e veta. shte si nje lindje e re nenvizon Anduena dicka qe kerkon kohe durim mirekuptim dhe tolerance. Por megjithe pranine e ketyre veshtiresive te dhimbshme Anduena sot mund ta quaje veten evropiane ne kuptimin e plote te fjales

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Joel Enya dhe AnduenaPas kaq shume vitesh ku une kam patur mundesine te punoj dhe jetoj ne shume vende them qe mund ta quaj veten qytetare evropiane ne sensin qe mund te jem ne gjendje te jetoj dhe punoj pothuajse ne cdo shtet te Evropes pa patur probleme te medha adaptimi.

Nderkaq per sa i perket formimit ajo tani e ndjen veten shume me te balancuar ne menyren se si i shikon dhe i relativon vlerat e secilit vend ku ka jetuar dhe eshte rritur.

Ashtu sic vleresoj shume Shqiperine per gjithcka kam marre nga ai vend po ashtu di te ndaj dhe te barazpeshoj dhe vlerat e vendeve te tjera perfshire dhe veshtrimin kritik per ato gjera qe mund te mos jene optimale ne njerin apo tjetrin vend.

Dhe tani kur kane kaluar 18 vjet qekur eshte larguar nga Shqiperia lidhja me shoqerine e vendit te origjines i jep Anduenes mbeshtetje shpirterore

Une kam patur fatin qe puna te me kete lidhur perseri me Shqiperine pas viteve 2002. Por sot me te gjitha mundesite e krijuara eshte akoma dhe me e thjeshte edhe pa qene atje te lidhesh me njerezit. Dhe me ndihmon shume kjo lidhje te relativoj ekzistencen time. Me jep si te thuash mbeshtetje shpirterore. Une kam kaluar kohe shume shume te bukura ne Shqiperi dhe e kam te veshtire ta fshij kete fakt. Dhe nuk kam se pse.

Larg syve larg zemre apo distanca e rrit me shume mallin

Ata qe e njohin nga afer Anduenen e dine se nje dite pune e saj zgjat shume. Ditet e punes me me pak se 10-12 ore ne dite ajo i ka shume te rralla

Mua me vjen per te qeshur kur shikoj sot kolege te rinj qe shikojne oren dhe largohen nga puna ekzaktesisht ne 1700. Ne Shqiperi sidomos kjo eshte shume e theksuar. Une nuk e njoh kete lloj kalkulimi. Jam larguar nga puna kur e kam mbaruar ate qe kisha marre persiper.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Foto PortretMe 34 vjec Anduena ishte e para femer me background te huaj me dy femije te vegjel qe drejtoi me sukses projektin per koncesionin e aeroportit te Nene Terezes ne Tirane dhe me pas u be dhe drejtore e pergjithshme me gati 450 punonjes dhe nje investim prej 50 milion eurosh. Dhe ajo nuk mund ta parafytyroje se si do te rridhnin gjerat nese ajo do te behej ndonjehere drejtuese e nje projekti kaq te madh sikur fillimisht mos te largohej nga Shqiperia.

E veshtire te thuhet se eshte nje fjali me IF - neqoftese te madhe ne fillim. Une nuk kam patur kurre kompleksin e largimit nga Shqiperia sepse Shqiperia nuk ka se cte jape. Per mua ka qene gjithmone me shume deshira per te mesuar dhe gjera te tjera qe nuk mund ti kishte Shqiperia qe me ka nxitur te kerkoj. Them qe definitiv une do te kisha kerkuar te prekja boten dhe te mblidhja eksperiencat e mia dhe ndoshta nuk do te kishte rezultuar ne largim permanent por ne largim te perkohshem gjithsesi. Nderkohe ajo shprehja larg syve larg zemre ka dhe nje kundershprehje qe distanca e rrit me shume mallin. Gezohem shume cdo here qe i ritakoj miqte e mi kur shkoj ne Tirane apo dhe ne Shqiperi. Dhe cdo here kemi se cte themi. Them qe kjo do te kishte qene po keshtu dhe po te kisha qene atje.

Autor Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›