E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Tavos Luan Rama Nuk ka gisht Nano

Ne nje dalje publike per te lajmeruar nje konvente te LSI-se ne Tirane ne kuader te riorganizimit te partise sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama komentoi edhe zhvillimet e fundit politike ne vend.

I pyetur nese ka gisht Fatos Nano ne largimin e deputetit Vangjel Tavo nga grupi socialist zoti Luan Rama dha nje pergjigje jo te prere.

Ai vleresoi me tone mjaft pozitive ish-kryetarin e Partise Socialiste duke thene se Fatos Nano mbetet kontribuesi me i rendesishem i te majtes shqiptare qe nga themelimi i Partise Socialiste dhe deri me sot.

Sipas Luan Rames sekretar i pergjithshem i LSI-se ne te gjitha rastet kur Fatos Nano eshte shfaqur ka tregur pergjegjesite e nje lideri politik dhe i ka tejkaluar interesat parciale apo te grupeve.

Zoti Luan Rama tha se angazhimet dhe kontributet e Fatos Nanos jane gjithnje dobiprurese dhe produktive.

Sekretari i pergjithshem i LSI-se shprehu besimin se zoti Nano do te dije te beje gjithnje me te miren e mundshme per te majten europiane shqiptare dhe per cfare ka nevoje procesi i integrimit europian te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›