Largohet nga Tirana diplomati grek Nicolaos Pazios
Panariti pret në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Greke
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, priti dje në një takim Ambasadorin e Republikës Greke në Tiranë, Nicolaos Pazios, me rastin e përfundimit të mandatit në Shqipëri. Panariti e falënderoi Ambasadorin Pazios për kontributin e tij konkret në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Ambasadori Pazios vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, me Ministrin Panariti dhe paraardhësit e tij, në përmbushje të misionit të tij si Ambasador i Greqisë në Tiranë. Bashkëbiseduesit, vlerësuan realizimin e vizitave dypalëshe të nivelit të lartë, siç ishte ajo e Ministrit Panariti në Athinë në muajin tetor të këtij viti, të cilat kanë kontribuar pozitivisht për të adresuar të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë. Në fund të takimit, Ministri Panariti i uroi Ambasadorit Pazios suksese të mëtejshme në detyrat e reja që do të ketë.