E Diel, 1 Nëntor 2026

Laudrup me Swansean, fitojnë me "Manita"

Swansea është fituese e kupës së Capital One. Skuadra e MIchael Laudrup e mposhti befasinë e vitit në Angli, skuadrën e Bradford.

Swansea fitoj bindshëm me rezultat 5 me 0 duke sjellur trofeun e parë në epokën Laudrup. Dy gola të Dyer, dy të Guzman dhe një i Michus sollën fitoren "Manita" të Swanseas.

Skuadra e Bradford në rrugën drejt finales eliminoj skuadra të njohura si Arsenal, Wigan e Aston Villa, ndërsa Swansea e kishte eliminuar Liverpoolin e Chelsean./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›