E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lautaro Martinez udhëheq Argjentinën

Edhe një herë është nata e Lautaro Martinez. Argjentina kalon edhe Kilin, ruan ecurinë e pamposhtur (si edhe Brazili) dhe ndeshja vendoset nga Toro, autori i golit përfundimtar, 2-1 në minutën e 34-të të pjesës së parë. Një e djathtë nga De Paul e refuzuar nga Bravo i paraprin goditjes fituese nga sulmuesi i Interit.

Më parë avantazhin e kishte gjetur Di Maria me një të majtë të mrekullueshme, ndërsa Brereton u përgjigj për Kilin duke vendosur barazpeshën. Përcaktues është edhe njëri nga dy Martinez, portieri Emiliano, shumë i zoti në rastin e Paulo Diaz dhe Brereton.

Selección i trajnerit Scaloni (mungoi për shkak të Covid) nuk humbet asnjë asnjë mundësi pavarësisht se tashmë ka në dorë biletën për Katar. Nga ana tjetër, Kilit do t’i duhet të fitojë një kualifikim gjithnjë e më të djersitur (është -1 nga play-off).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›