E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavazh politik

Qё nga rёnia e rregjimit monist, nё Shqipёri kemi patur zgjedhje vendore dhe parlamentare tё shoqёruara nga fushata nga mё tё ndryshmet elektorale. Por ajo qё tё bёn mё shumё pёrshtypje ёshtё moszbatimi asnjёherё i tё njёjtit kod zgjedhor dhe edhe pse vazhdimisht janё bёrё pёrpjekje pёr rregullim tё tij, asnjёherё nuk ёshtё arritur dika konkrete.

Pas diktarurёs qё shqiptarёt pёrjetuan pёr mёse gjysёm shekulli, pluralizmi politik pёr ta duket se mbetet mёnyra mё e mirё pёr tu aplikuar. Por, ky sistem, bashkё me avantazhet qё sjell, nё vetvete mbart edhe dezavantazhet e tij. Sё pari, pluralizmi nuk ёshtё i drejtё pёr tё gjithё. Elektorati nё kёtё sistem, ёshtё i prirur tё votojё pёr dy ose tre partitё mё tё mёdha nё vend, gjё kjo qё sjell nё ndarjen e shumicёs sё votave midis kёtyre forcave mё tё mёdha politike. Ky fenomen, lё jashtё bindjet e njё pjesё tё popullsisё e cila mbёshtet partitё e vogla tё cilat dalin me programe tё ndryshme. Aktualisht, vetёm 25 % e pushtetit ligjvёnёs nё Shqipёri ёshtё nё dorёn e kёtyre partive tё vogla. Pluralizmi politik dhe sistemet demokratike, nё pёrgjithёsi bёjnё qё kёto forca tё vogla tё humasin shansin pёr tu rritur e pёr tё ardhur nё pushtet, duke nёpёrkёmbur kёshtu edhe bindjet e njё pjese tё elektoratit.

Por pavarёsisht kёtyre, pёr tё patur njё stabilitet politik dhe ecuri nё realizimin e reformave, nё njё mёnyrё a nё njё tjetёr, duhet qё kёto parti tё vogla tё eleminohen. Zёri i shumё forcave politike pa potencial nё njё parlament, nuk bёn gjё tjetёr pёrve se vёshtirёson ecurinё. Qёndrime nga mё tё ndryshmet vijnё nga parti qё kanё arritur tё fitojnё njё apo dy vende nё Kuvend, vetёm nё sajё tё mbёshtetjes sё marrё nga krijimet e koalicioneve me partitё e mёdha. Por sa pёrfaqёsojnё kёto parti nё parlament? Pёrgjitgja ёshtё e thjeshtё; Asgjё. Votat e mbledhura pro tyre, njё nё veri e njё nё jug, nuk meritojnё tё zёnё njё legjislativ. Njё prag i tillё prej 2.5 %, qё do thotё pёrfaqёsimi i 25 mijё qytetarёve nga njё milion nё total nga krahina tё ndryshme tё vendit, nuk pёrbёn njё pёrfaqёsim real tё interesave sa pёr tё zёnё njё vend nё parlament.

E parё nё aspektin e tё drejtёs demokratike, prania e tyre nё kuvend ёshtё e padiskutueshme, por, nё emёr tё stabilitetit, ajo duhet tё minimalizohet. Nё debatet e shumta politike tё muajve tё fundit nё vendin tonё, liderёt e partive tё vogla kanё kundёrshtuar me kёmbёngulje rritjen e pragut elektoral. E vetmja pikё ku forcat e vogla tё majta dhe tё djathta bashkohen me njёra tjetrёn, mbetet kjo.

Ndёrkohё, aletatёt e vegjёl tё majtё e tё djathtё, janё tё bashkuar kundёr qёndrimit tё dy partive tё mёdha, PD e PS. Lidhur me reformёn e zgjedhore, ata tregohen tё gatshёm pёr tё asistuar nё realizimin e saj, por janё kundёr sistemit proporcional tё pastёr dhe rritjes sё pragut elektoral, pasi dika e tillё do tё linte jashtё parlamenti njё numёr tё konsiderueshёm nga ta.

Janё kёto ёshtje qё po pёrajnё koalicionet respektive duke mos dhёnё gjithashtu edhe projekte konkretё pёr reformёn zgjedhore si nga e djathta nё pushtet, ashtu edhe nga e majta nё opozitё.

Zbatimi i modelit gjerman nё Reformёn Zgjedhore qё do ta rrisё pragun e elektoral nga 2.5 nё 5 %, do tё jetё mёnyra mё e mirё pёr tё eleminuar njё lloj parazitizmi nё klasёn politike. Kjo do ti mbyllte dyert e parlamentit jo vetёm PDS-sё, PSD-sё, PAA-sё, PAD-sё, PBDNJ-sё, PDR-sё, por edhe atyre qё pretendojnё mё shumё si janё PR e Mediut apo PDK e Ndokёs e cila u shtua me deputetёt rebel tё partive tё tjera, por pse jo do tё vёshtirёsonte edhe pozicionin e LSI-sё. Me tё, do tu jepej fund shumё debateve tё pakuptimta nga liderё tё majtё e tё djathtё tё partive tё vogla dhe problemet do tё mbeteshin pёr tu zgjidhur midis forcave mё tё mёdha drejtuese. Zgjidhja e problemeve dhe realizimi i reformave, do tё ishte mё i mundur nё njё tryezё me pёrfaqёsues tё tre apo katёr partive, se sa me pёrfaqёsues tё partive qё nuk arrijnё kanё as grupe parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›