E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lavazhet, nisin çmontimet/ Rama ndan videon: Çuna, respekte! Po kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, sa i takon çlirimit të hapësirave publike. Shefi i qeverisë ka ndarë video, në të cilën shfaqen pronarët e lavazheve dhe gomisterive,  duke çmontuar tendat në zonat e banuara. “Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?🤷🏻‍♂️ Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë – e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit🤝 Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijë”, shkruan Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›