E Martë, 3 Nëntor 2026

Lavezzi shtrohet në spital pas një sherri

Ezequiel Lavezzi është shruar në një spital në Argjentinë me një plagë në bark dhe një frakturë të shpatullës. Këtë e bën të ditur gazeta argjentinase Clarin, sipas së cilës për momentin janë ende të paqarta arsyet që e shtynë ish-sulmuesin e Napolit dhe PSG-së të shtrohej në spitalin Cantegrill pranë Punta del Este. Versionet e raportuara nga shtypi vendas ndryshojnë për atë që mund të kishte ndodhur në shtëpinë e Lavezzi-t. Sipas një ndërtimi fillestar, 38-vjeçari Lavezzi u plagos në shtëpinë e tij në José Ignacio pas një debati familjar.

Edhe pse shoqëruesit e tij dhanë një version tjetër për këtë. Lavezzi mesa duket është goditur rreth orës 5 të mëngjesit, teksa ndodhej në shtëpi me partneren dhe një pjesë të familjes. Ky është versioni i parë i përhapur nga policia e Maldonados, në pritje të mbledhjes së deklaratave si të argjentinasit, ashtu edhe të dëshmitarëve të ngjarjes. Krejt ndryshe, megjithatë, është versioni i një fqinji të Lavezzi-t, i cili, i kontaktuar nga një radio lokale, zbuloi se “Pocho” në fakt e ka lënduar veten duke u rrëzuar nga një shkallë teksa po përpiqej të ndërronte një llambë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›