E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lavrov: Jemi gati për raundin e tretë të bisedimeve

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë një konferencë për shtyp, tha se Rusia ishte gati për raundin e tretë të bisedimeve, shkruan Skynews.

Lavrov theksoi se Kievi në fakt po “nxirrte justifikime” për të shtyrë takimin.

“Për momentin, ne nuk kemi caktuar asnjë datë në lidhje me raundin e tretë të  bisedimeve. Ne kemi qenë të përgatitur që nga mbrëmja e djeshme për të zhvilluar një raund të tretë bisedimesh”, tha Lavrovi.

Ai tha se “optimizmi” është zbehur nga deklaratat e presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›