Lavrov: Johnson do të krijojë pretekste për të dërguar Marinën Mbretërore në Detin e Zi

Londra kërkon pretekste që Marina Mbretërore Britanike të depërtojë në Detin e Zi dhe të bëhet përgjegjëse për proceset e lëshimit të grurit nga portet e Ukrainës. Kjo është akuza e ministrit të jashtëm rus Serghei Lavrov.
Kjo krizë ushqimore , argumenton Lavrov, përdoret për një sërë qëllimesh, jo vetëm në fushën e propagandës.
“Nëse dëgjoni, për shembull deklarata e Boris Johnson dhe Ministrit të tij të Jashtëm, po përpiqen qartë të krijojnë kushte, të gjejnë pretekste që Marina Mbretërore të depërtojë në Detin e Zi dhe të fillojë të menaxhojë pothuajse të gjitha proceset e lëshimit të grurit nga ato porte që janë minuar nga ukrainasit” tha Lavrov.
/rtsh.al/