E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lavrov i paraqet qëndrim për Ukrainën homologut të Vatikanit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i paraqiti pozicionin e Moskës për konfliktin në Ukrainë me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin në një telefonatë të martën, tha ministria e jashtme ruse në një deklaratë raporton Reuters.

Në lidhje me shqetësimin e shprehur nga Parolin për situatën në Ukrainë, Lavrov “përshkroi qëndrimin parimor rus në lidhje me shkaqet dhe qëllimet e operacionit special ushtarak që po kryhet në Ukrainë”, tha ministria.

Të dyja palët shprehën shpresën se një raund i katërt i bisedimeve midis Moskës dhe Kievit do të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur për të “kërkuar marrëveshje mbi problemet kryesore që qëndrojnë në themel të krizës, me qëllim zgjidhjen e saj dhe ndalimin e armiqësive”, shtoi ministria.   /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›