E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lavrov reagon pas anulimit të vizitës në Serbi: NATO dhe BE duan ‘Ballkanin e Mbyllur”

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar pas mbylljes së hapësirës ajrore nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi gjatë fluturimit të tij për në Serbi. Tass raporton se Lavrov ka deklaruar se anulimi i vizitës së tij në Serbi është një veprim i pashembullt. Lavrov kritikoi “mjeshtrit e kukullave të Brukselit” për mosgatishmërinë e tyre për t’i dhënë Rusisë një forum në Beograd për të paraqitur pikëpamjet e saj për disa çështje rajonale.

“Planifikuam të shqyrtonim një axhendë të gjerë: ne donim të flisnim, natyrisht, për partneritetin strategjik që po zhvillohet me shpejtësi në marrëdhëniet tona dypalëshe, ne gjithashtu donim të flisnim për çështjet ndërkombëtare, por, me sa duket, mjeshtrit e kukullave të Brukselit nuk u ndjenë duke na dhënë një tjetër forum në mënyrë që në kryeqytetin e Serbisë të mund të shtrojmë, të riafirmojmë qëndrimin e Rusisë për çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha ai në një konferencë për shtyp online për çështje të ngutshme ndërkombëtare.

Më tej Lavrov theksoi se Brukseli nuk dëshiron që Rusia të shprehë mbështetjen për nismën e Beogradit për të zbatuar projektin “Ballkani i Hapur” në interes të përmirësimit të marrëdhënieve midis të gjitha vendeve të këtij rajoni. “Por tani është e qartë për të gjithë ne që Brukseli, më saktë NATO dhe BE, duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur “Ballkani i Mbyllur”. Të paktën, është e vështirë të nxirren përfundime të tjera në kontekstin e asaj që ne po shohim tani”, tha Lavrov.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›