E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lazarat, komuniteti dhe biznesi pasurojnë bibliotekën e shkollës me 1000 tituj

Mbi 1000 tituj librash i janë dhuruar Shkollës së Bashkuar “Muhamet Gjollesha “ në Lazarat përgjatë një viti e gjysmë dhe sot ajo ka bibliotekën më të pasur ndër institucionet arsimore në Gjirokastër. Me një fond të larmishëm, tashmë ajo është në funksion të plotë dhe i përgjigjet kërkesave të nxënësve duke nisur nga klasat e para tek maturantët. Për t’u theksuar është fakti se shumica e librave janë ata që janë përfshirë në programet shkollore.

“Në bibliotekë ne gjejmë libra që na interesojnë. Nuk na duhet t’i kërkojmë në vende të tjera. Janë interesantë, na bëjnë më kurioz të lexojmë më tepër. “ – thotë një nxënëse e klasës së nëntë

“Është shumë e pasur. Ka libra për të gjitha grupmoshat. Kohët e fundit është shtuar fondi dhe kjo na ndihmon ne të gjejmë librat që na duhen për programin mësimor. Në orët letrare që organizojmë përdorim librat e bibliotekës.” – thotë një maturante.

“Është një vend shumë i mirë për të kaluar kohën. Është kënaqësi të lexosh libra me tematika të ndryshme. Të gjithë librat janë në funksion edhe të programit mësimor. Ka libra me fantazi, libra që japin informacione të ndryshme.” – shprehet një nxënëse e klasës së katërt.

Gjithçka u arrit falë kontributit të komunitetit dhe bizneseve. Një shembull për t’u ndjekur nga kushdo që dëshiron të mbështesë arsimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›