E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarat, policia ndalon 94 kultivues hashashi

Personat e ndaluar udhëtonin në 5 fugona, ndërsa ndalimi i tyre ka ardhur pas dyshimit të policisë se ata punësohen në Lazarat, si kultivues të bimëve narkotike.

Aksioni i sotëm vjen dy javë pas një aksioni tjetër i cili solli ndalimin e rreth 100 personave, të cilët gjithashtu po udhëtonin drejt Lazaratit për të kultivuar bimë narkotike. Me 15 qershor, Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana ndaluan dhe morën në pyetje më pas këta persona dhe tashmë kanë emrat e kultivuesve të hashashit.

Për arsye hetimi këto emra nuk bëhen të ditur./Start/

                                                                                             2012-07-04 10:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›