E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laze: Kemi punen tone

Pas zbardhjes se emrit te kundershtarit te skuadres se tij, ne turin e pare paraeliminator te Champions League, nuk kishte si mungonte reagimi i presidentit te verdhebluve, Arben Laze. I ndodhur ne Nyon te Zvicres, per te ndjekur direkt shortin e per te mesuar kundershtarin e pare, "njeshi" i kampioneve nuk ka nguruar te jape edhe mendimin e tij per skuadren lituaneze FC Ekranas, edhe pse pranon se nuk e njeh fare ate. Ka dashur te qendroje ne Zvicer, se bashku me pjesetaret e tjere te delegacionit shqiptar, qe kishin shkuar per te ndjekur shortin, per te ardhur sot, ndersa eshte treguar i gatshem te flase permes celularit, edhe pse jo shume. "Nuk e njohim aspak kundershtarin, ose me mire te them, vetem si emer. Kjo, sepse e kam degjuar, edhe pse s'ia kam idene se cfare skuadre eshte. Megjithate, mendoj se, perderisa edhe ajo ka arritur te dale kampione e Lituanise, atehere do te jete nje kundershtar i forte", ka thene Laze. Nderkohe, pavaresisht "territ informativ" ne lidhje me kundershtarin e turit te pare te Liges se Kampioneve, ashtu si edhe nga ana tjeter, kundershtari nuk di asje per Elbasanin , perseri "koka" e klubit verdheblu s'eshte tundur nga vendi. Ai ka sqaruar se skuadra e drejtuar nga Daja ka rrugen e saj dhe objektivat, te cilat jane te shenjta per kete klub, sepse jane te tilla per tifozerine. "Pavaresisht se nuk e njohim, une kam besimin se ne do ta kalojme ate. Kemi bere shume rruge per te arritur deri ketu dhe ata tifoze, te cilet mezi kane pritur dhe na kane mbeshtetur kur fituam kampionatin, do te vazhdojne ta bejne kete edhe ne perballjet europiane. Pra, kemi nje objektiv per te realizuar dhe duhet ta bejme kete", ka shtuar Laze, i cili ka rrefyer edhe nje vecori shume te bukur, gjate momentit te hedhjes se shortit, ne Nyon te Zvicres. Emri i skuadres se Elbasanit ka qene i pari qe eshte nxjerre nga vazo e skuadrave, te cilat do te qendronin ne pritje per te mesuar emrat e kundershtareve te tyre. Madje, per "njeshin" Elbasanas, ajo qe ka ndodhur ka qene nje shenje e mire, qe do te tregoje se skuadra e tij do ta kaloje kete raund. "Emri i Elbasanit ishte i pari qe doli nga vazo e skuadrave dhe mendoj se kjo do te jete shans per ne. Ishalla qofte keshtu, sepse kemi me te vertete nevoje edhe per pak shans, pasi futbolli njeh gjithcka", ka perfunduar me te qeshur batuten e tij, nga Nyoni i Zvicres, presidenti Laze.