E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laze Vendimmarrja nje nga pikat kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Rregullorja e re drejt diskutimit javes tjeter

Rikthimi i anetareve te opozites ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve do te sjelle me vete edhe nje plotesim pjesor te atyre qe deri me tani Partia Socialiste i ka quajtur kushte dhe garanci per mirefunksionim. Rregullorja e KQZ-se pritet te futet se shpejti ne rendin e dites se mbledhjeve per tu miratuar dhe per ti dhene nder te tjera selise roze nje kerkese te plotesuar. Anetari Artan Laze deklaroi dje se drafti i ri i rregullores parashikon shume pika nisur nga fakti se ai eshte nje dokument thelbesor per mbarevajtjen e punes ne KQZ. Nje nga pikat kryesore por jo e vetmja eshte edhe ceshtja  vendimmarrjes ne mbledhjet e KQZ-se. Natyrisht qe ka edhe shume ceshtje te tjera te cilat duhet ne fakt te kishin kaluar me kohe per miratim - tha Laze. Sanksionimi edhe ne dokumentin e ri i vendimmarrjes perben nje hap tjeter qe i shton PS-se mundesite juridike per te kontrolluar dhe per te qene prezente aktivisht ne procesin e administrimit zgjedhor ne 8 maj. Kjo pasi normimi i raporteve vendimmarrese kushtezon veprimtarine e KQZ-se qe eshte vene nen shenjester te akuzave te opozites prej muajsh. Laze ka shtuar nder te tjera se si procedure do te duhet qe te jete kryetari i KQZ-se Arben Ristani qe te beje propozimin dhe te shtroje ceshtjen per diskutim por nese ai nuk do ta beje kete gje atehere do ta marrim ne iniciativen.

Nese rregullorja po evidentohet si nje ceshtje gati parimore vendimet e deritanishme te institucionit pas gjase do te lihen pas. Lista e 18 akteve te institucionit te marra me vote te thjeshte 4 me 0 si pasoje e bojkotit te opozites do te mbetet nje histori debati por jo me shume se kaq. Laze ka nenvizuar se vendimet dhe shfuqizimi i tyre eshte ceshtje e vullnetit politik duke lene te kuptohet se edhe rikthimi i 3 anetareve ne KQZ lidhet ngushte me miratimin e rregullores ashtu edhe me monitorimin nga afer te procesit zgjedhor qe po hyn ne nje faze dinamike dhe me shume rendesi. Duhet thene se ne kete moment selia roze dhe aleatet e vet po punojne shume intensivisht per te mbledhur cdo detaj element apo edhe problem qe ka sado pak brenda dilema ligjshmerie apo percaktohet nga pozita qe nxisin dyshimin. Listat e zgjedhesve permbajtja e fletes se votimit per kandidatet ne Tirane por edhe akuza e bere ne vijimesi per disa veprime te institucionit qe drejtohet aktualisht nga Arben Ristani paralajmerojne ne te vertete aksionin paszgjedhor te selise roze. Ne kete fryme edhe rregullorja e re perpos ndihmes ne disiplinimin e mbledhjeve aktualizohet si nje moment juridik i vlefshem per te gjykuar neser mbi cilesine e drejtimit e per pasoje edhe integritetin e procesit dhe rolit te KQZ-se ne te. Pertej kesaj element i dores se pare eshte fakti se me hyrjen ne institucion te 3 anetareve te opozites vendimmarrja do te testohet si nje qendrim mes zbatimit te ligjit dhe kontekstit politik pa harruar se mjaft prej ceshtjeve me rendesi kerkojne shumice te cilesuar. Ne kete drejtim me rendesi eshte te kujtohet se vendimi me i kundershtuar i zgjedhjeve te 28 qershorit ishte pikerisht nje kerkese per rinumerim e dy anetareve te KQZ-se e cila u refuzua me nje argumentim qe edhe sot konsiderohet si teresisht antiligjor nga PS-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›