E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio perkohesisht lider

Lazio ka shenuar fitore te rendesishme ndaj Napolit ne duelin e zhvilluar mesditen e te dieles ne kuader te javes se 12-te te Serie A.

Ndeshja ishte tejet e balancuar me Lazion qe shfrytezoi maksimalisht mundesite e treguara. Mauro Zarate perfitoi pas pasimit te mire te Stefano Maurit per te shenuar per epersine e pare 1-0 15.

Ne pjesen e dyte u formalizua fitorja e Lazios tani perseri me Zaraten ne skene i cili shkelqeu ne kete takim pasi qe asistoi ne golin e dyte dhe perfundimtar te sfides te shenuar nga Sergio Floccari 61.

Lazio perkohesisht eshte lider ne Serie A me 25 pike dhe mund ta mbaje kreun nese ndodh qe Interi ne poziten e peste me 20 pike ta mposhte Milanin i cili eshte ne poziten e dyte me 23 pike. Edhe nje barazim ne derbi do ta mbante Lazion ne krye.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›