E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lefter Maliqi humb garën për Kuçovën, “shpërthen” ndaj kundërshtarit: Bleu vota pafund

Bashkia Kuçovë është fituar me një diferencë prej më pak se 200 votash nga Kreshnik Hajdari, nën logon e Partisë Socialiste.

Rezultati është ndjekur nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i cili ka shpërthyer në akuza duke mos pranuar humbjen.

Ai ka akuzuar kundërshtarin se ka manipuluar vullnetin e qytetarëve duke blerë vota. Në të njëjtën kohë, Maliqi bën bashkëfajtore edhe Policinë e Shtetit në blerjen e votave.

“Kzaz-ja u mbyll, ka manipulim”, tha Maliqi.

Ai theksoi se ka adresuar pretendimet e tij edhe tek ndërkombëtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›